Misteri i mjellmës së Kongolit, shqetësim për drejtësinë e munguar

schedule16:24 - 21 Shkurt, 2022

schedule 16:24 - 21 Shkurt, 2022

Nga Leontina Nika

Romani më i fundit i Fatos Kongoli “ Misteri i Mjellmës“ka në qendër detektivin Nevil Bardhi, i cili në realitetin shqiptar përpiqet ti ngjasojë idhullit të tij Hercule Poirot. Karikatura e demokracisë në vendin tonë, është shqetësim që shkrimtari  e  prek shpesh në librat  e tij .

Mungesa e drejtësisë, zhdukja e fakteve, mos hapja e dosjeve,  e jetët paralele të shtetarëve duke mos mbajtur përgjegjësi përfshihen edhe në faqet e këtij libri.

Rutina e përditshme e inspektorit, është teje larg ëndrrës, trazohet kur një e panjohur enigmatike, të cilën ai e pagëzon me emrin Mjellma, i nis një zarf të madh ku një letër me fakte tronditëse, të cilat nuk zbardhen kurrë, madje simbolikisht autori i shembë së bashku me një shtëpi përdhese tipike tiranase

Alterego e tij është Mjellma, e cila përveç se e ironizon, përgjatë gjithë librit, në fund i tregon edhe zgjidhjen.

Shkrimtari Fatos Kongoli që në vitin 2018 kur kaloi një sëmundje të rënd ka realizuar një sërë veprash të rëndësishme “Gënjeshtarë të vegjël”,” Kapitulli i Amerikës” dhe , “Stinë Pandemie”

/abcnews.al