Portieri i Manchester United, David De Gea, po kthehet në çështje në klubin anglez. Spanjolli nuk ishte i grumbulluar për ndeshjen e djeshme me Crystal Palace për arsye personale, të cilat ende nuk dihen. Ishte Dean Henderson ai që e zëvendësoi kolegun e tij, por pikëpyetjet shtohen për mungesën e papritur të David.
Sipas raportimeve të mediave angleze, mësohet se 30-vjeçari do të mungojë deri në fund të muajit mars. Ende nuk dihet se kur ai do të rikthehet në dispozicion të trajnerit Solskjaer, por me shumë mundësi do të humbasë gjashtë ndeshje gjatë kësaj periudhe.
Edhe trajneri i United, Ole Gunnar Solskjaer, nuk dha shpjegime pas ndeshjes për mungesën e De Geas, duke theksuar se kjo është një çështje private e gardianit. As klubi nuk ka mbajtur asnjë qëndrimi për sa i përket kësaj situate, për të respektuar pikërisht David De Gean. /abcnews.al