Misteri i dëmtimit të Pogba, United ka një plan

schedule12:12 - 10 Tetor, 2019

schedule 12:12 - 10 Tetor, 2019

Paul Pogba është dëmtuar dhe ka shumë dritëhije rreth gjendjes së mesfushorit të Manchester United. Francezi nuk luajti kundër Newcastle dhe nuk është grumbulluar as me kombëtaren e tij. Së fundmi është hedhur dritë mbi dëmtimin.
L’Equipe ka kontaktuar një burim pranë vetë Pogba për të mësuar më shumë mbi gjendjen e tij. Lajmet që vijnë nuk janë të mira dhe mesfushori mund të mungojë për një kohë të gjatë. Bëhet fjalë për një frakturë në këmbë, sikurse i ndodhi para pak kohësh brazilianit Neymar.
Ka shumë paqartësi në lidhje me kohën e rikuperimit të Pogba. Vetë lojtari, por edhe klubi i Manchester United janë të vendosur që të presin që dëmtimi të kaloje vetë dhe të shmangin ndonjë ndërhyrje. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!