Misteri i 2 Korrikut, Ilir Demalia: Edhe pas 35 vitesh jemi peng i asaj kohe, na fshehin dokumentet

schedule20:20 - 2 Korrik, 2025

schedule 20:20 - 2 Korrik, 2025

Në emisionin “Real Story” në ABC News, analisti Ilir Demalia u kthye pas në kohë, në ngjarjen historike të 2 Korrikut 1990, kur qindra qytetarë shqiptarë kërkuan strehim në ambasadat perëndimore në Tiranë, duke e cilësuar si një moment simbolik të dëshirës për t’u shkëputur nga izolimi totalitar.

Demalia theksoi se, edhe pas 35 vitesh, Shqipëria mbetet e bllokuar në mendësinë dhe pasojat e asaj kohe, për shkak të mungesës së ballafaqimit me të vërtetën historike. Ai ngriti shqetësimin për mos-hapjen e dosjeve dhe arkivave, duke e cilësuar këtë si një pengesë serioze për ndërtimin e një narrative të drejtë dhe të sinqertë për të kaluarën.

“2 korriku ishte një dëshirë për të dalë nga izolimi. Edhe sot pas 35 vitesh jemi peng i asaj kohe, qoftë si mendësi, si shoqëri, si politikë, edhe në jetën kulturore. Ne nuk kemi bërë një ballafaqim me të vërtetën. Nuk duhet të krijojmë heronj. Unë jam munguar që të gërmoj në ato dosje, dhe ne kemi këtë gjë edhe pas 35 vitesh ne nuk hapim dosjet, sepse at fshihen të gjitha.

E komplikojnë me 2 korrikun e Kosovës, dhe në fakt kjo nuk ka asnjë lidhje me këtë. Ne duhet që të ndjekim të gjitha ngjarjet e Evropës Juglindore, dhe ishim guri i fundit i dominosë, në Shqipëri regjimi ra i fundit. Duhet të kuptojmë se pse na ndodh, sepse ne nuk kemi raport me të vërtetën, sepse ne na fshehin të gjithë dokumentet. Ne nuk bëjmë një analizë serioze për të kuptojmë realen, ne falsifikojmë mbledhjet. Mbledhja me Ramiz Alinë ka qenë një dështim total. Ne nuk hapim arkivat, ne nuk kemi hapur arkivat as për dhjetorin”, tha Demalia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!