MISTERI/ Godet sërish “Trekëndëshi i Bermudës”, vrasje, atentate me tritol dhe rrëmbime: Çfarë po ndodh në këtë zonë të Shqipërisë?

schedule11:15 - 21 Tetor, 2022

schedule 11:15 - 21 Tetor, 2022

Vdekja e Indrit Ndojt mëngjesin e sotëm është ngjarja e radhës e bujshme që ka mbetur mister në zonën e Fushë Krujës krahas atentateve, rrëmbimeve dhe shpërthimeve të shpeshta me tritol në këtë territor.

Gjatë një intervistë në Abc Live me Sibora Bitrin, gazetari Artan Hoxha e quajti Fushë Krujën si njërin prej këndëve të rendësishëm të Trekëndëshit të Bermudës” në Shqipëri duke futur këtu edhe Lezhën dhe Laçin, zona në të cilat muajt e fundit kanë ndodhur shumë ngjarje të bujshme.

Ndoj u gjet i vdekur në kanal nga familjarët e tij që ishin nisur për në punë mëngjesin e sotëm, ndërsa nga këqyrja paraprake mësohet se ka marrë vetëm një plumb në kofshë, i cili i ka prekur arterien kryesore duke humbur më pas jetën për shkak të gjakderdhjes.

Lexo edhe: Shfaqet makina misterioze, policia rikthehet në vendin e atentatit: Detajet tronditëse, si i ekzekutoi komandoja tre të rinjtë

Për policinë është mister shkaku i vrasjes së Ndojt, i cili mësohet të jetë qëlluar nga një distancë e afërt, ndërkohë që nuk është gjetur ende gëzhoja.

Trekëndëshi i Bermudës

Zona në fjalë njihet për krimet e bujshme. Pak kilometra më tej gjendet Nikla, në të cilën operon një grup i madh kriminal i angazhuar në vrasje me pagesë, pengmarrje, gjobvënie si edhe kultivim të lëndëve narkotike. RENEA ka kryer një mori operacionesh në këtë fshat, por nuk ka kapur ndonjë prej “peshqve të mëdhenj” të krimit në këtë territor.

Gjatë verës, pikërisht në Fushë Krujë u ekzekutuan tre të rinj, mes tyre edhe Brilant Martinaj si pasojë e luftës me grupeve kriminale në Shqipëri. Edhe kjo ngjarje ka mbetur mister për policinë dhe qytetarët, ashtu si edhe zhdukja e Ervis Martinajt, i cili humbi gjurmët vetëm pak kilometra përballë Fushë Krujës, pikërisht në Vorë.

Zhdukja e Enver Stafukës

Një tjetër ngjarje e bujshme që ka përfshirë zonën në fjalë është edhe zhdukja e Enver Stafukës, i cili u rrëmbye në Tiranë dhe më pas nuk dihet fare se çfarë ka ndodhur me të. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!