Misteret e shtëpisë studio të Ismail Kadaresë

schedule17:41 - 28 Maj, 2019

schedule 17:41 - 28 Maj, 2019

Kamera e ABC News sjell misteret e shtëpisë studio të shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare. Detaje të veprës dhe intimitete të jetuara në këto mure prej kolosit të letrave shqipe tashme bëhen të njohura për publikun e gjerë përmes hapjes së dyerve të shtëpisë për vizitoret.  

Shtëpia studio Kadare, tashmë ka hapur dyert për të gjithë. Sapo vë këmben në oborr të pallatit modern për kohën projektuar nga Maks Velo kupton se diçka ka ndryshuar. Në fasadë në formë vule është gdhendur emri i gjeniut të letrave shqipe.

Një nga kërkesat më të rëndësishme për Kadrenë pas kthimit të shtëpisë-studio në ambient të vizitueshëm është kjo. Shtëpisë i është ruajtur autenticiteti, ky është salloni, ku vendin kryesor e zë biblioteka e pasur me libra e revista në gjuhën shqipe.

Fasada përballë, na njeh me një diagram, ku janë të rreshtuar titujt e shumtë të veprës letrare të Kadaresë nga viti 1954 deri në 1989. Ndërsa në dhomën tjetër janë  të renditur sipas kronologjisë veprat e shkruara pas viteve ‘90 në Paris. Por nuk mungojnë edhe shenjat grafike në dyer e dritare me emra rrugësh pagëzuar në veprat e tij.

Me pas shtegtojmë në dhomën intime krijuese të cilën Kadare nuk e ndante me njeri, madje kemi shkelur pak rregullat, për të zbuluar detaje rreth saj pasi ky është tempulli i Kadaresë.

Nëse në pjesën e parë është ruajtur autenticiteti, në mjedisin  e dytë atmosfera është ndryshuar dhoma e kinemasë, sjell jo vetëm projektime të Tiranës së kohës, por edhe dy filma të krijuar prej çiftit Kadare. Por cili ishte mendimi i Kadaresë për filmin sipas kineastit i cili ka punuar me të Pirro Milkani.

Kjo është pagëzuar me emrin dhoma e gjeneralit, në fakt një dedikim përkthimit të veprës së Kadaresë në 50 gjuhë, por vepra “Gjenerali i Ushtrisë së vdekur” zë vendin e parë me 109 përkthime dhe ku beri të njohur letërsinë shqipe përmes Ismail Kadaresë, por në stenda nuk mungojnë edhe transformimet e veprës në gjini të tjera teatër, balet.

Një mjedis mjaft i veçantë i është dedikuar edhe studiuesve një dhomë, ku do i jepet në dispozicion çdo detaj i veprës për ta shfrytëzuar në studimet e tyre.  Një element domethënës është fakti se Ismail Kadare ka lënë një shteg rikthimi në këtë mjedis që na shpjegon arkitektja gjatë bisedave që ka patur me të.  Tashmë për të gjithë vizitorët dhe adhuruesit e veprës se Kadaresë studio Kadare do të jetë e hapur nga e marta në të diel nga ora 9:00 deri në orën 19.00./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!