Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mister shkaku i helmimit të nxënësve, mësuesja: Po zhvillohej ora e biologjisë, s’po bëhej eksperiment

schedule15:04 - 28 Shkurt, 2020

schedule 15:04 - 28 Shkurt, 2020

Mbetet mister shkaku i helmimit të disa nxënësve të Shkollës “Janaq Kilica” në Fier. Mjekët thonë se ende nuk e kanë zbuluar shkakun dhe se nxënësit janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa një prej mësueseve sqaron se në klasën ku ndodhi ngjarja nuk po kryeshin eksperimente dhe po zhvillohej ora e biologjisë.

Nga ana tjetër Drejtoresha e Drejtorisë Arsimore të Fierit, Yllka Beci përjashton si arsye gazin që lëshon kaldaja, pasi sipas saj nuk është funksionale.

“Nuk ndiem nuk pamë dhe nuk nuhatëm erë, është orë bilogjie. Jemi në ndjekje me të gjithë instancat dhe informacionet do ti merni në vazhdim”.

“Janë paraqitur në urgjencë tre fëmijë dhe sanitarja e shkollës, aktualisht situata është në kontroll nuk duken shenja të rënda të shëndetit. Shkakun se nga ka ardhur nuk e përcaktojmë dot. Gjendja shëndetësore e nënëseve është jashtë rrezikut për jetën”, tha mjeku.

“Sa i përket orës së bilogjisë ku janë shfaqur elementet e para shqetësuese të nxënësve, nuk egziston në asnjë lloj kabineti në këtë institucion asnjë lëndë kimike që sjell shqetësime për shëndetin e nxënësve dhe të mësueve, këtë e garantoj zyrtarisht dhe jap deklaratë zyrtare”, tha Yllka Beci drejtoresha Arsimore.

Çfarë ka ndodhur?

Beci: Këtë ia la instancave të tjera për ta verifikuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!