Një makinë tip “Fuoristrade” është gjetur e shkrumbuar totalisht në breg të detit në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 17:00 ndërsa dyshohet se ka ardhur si pasojë e një defekti teknik megjithatë po hetohet për të zbardhur të plotë ngjarjen.
Njoftimi nga Policia e Lezhës
Më datë 23.08.2021, rreth orës 17: 00 , në Shëngjin, në rrugën e “Ranës së Hedhun”, ka marrë flakë në ecje automjeti me drejtues shtetasin A.S., 29 vjeç, banues në Velipojë, Shkodër.
Nga veprimet hetimore rezultoi zjarri ka rënë si pasojë e një defekti teknik dhe materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, si ngjarje aksidentale./abcnews.al/