Ende nuk është e sigurt se kur do të luhet ndeshja e nesërme mes Skënderbeut dhe Partizanit. Federata Shqiptare e Futbollit ka lajmëruar zyrtarisht se takimi do të zhvillohet në orën 18:00, por duket se ky orar mund të ndryshojë.
Klubi i Skënderbeut ka njoftuar dy herë në faqen e tij zyrtare në rrjetet sociale, se sfida do të jetë në orën 16:00, ndërsa në Federatë këmbëngulën për orarin e mëparshëm.
Gjithsesi, burime në Federatë bëjnë me dijë për Abc Neës-in se po mendohet afrimi I orës së zhvillimit të ndeshjes, dhe kjo për shkak të reshjeve të dëborës që kanë rënë në qytetin e Korçës. Nuk dihet nëse orari i ri do të jetë në 16:00, apo më herët.
Partizani, ndërkaq, është i shqetësuar për këtë konfuzion dhe ka kërkuar nga Federata që të përcaktojë sa më shpejt orarin e saktë. /abcnews.al