Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Mister në Meksikë, gjenden 45 qese me eshtra njerëzore në një luginë

schedule07:24 - 2 Qershor, 2023

schedule 07:24 - 2 Qershor, 2023

Autoritetet meksikane kanë gjetur 45 çanta me eshtra njerëzore në një luginë, gjatë kërkimeve për 7 të rinjt dhe gratë që u zhdukën 10 ditë më parë.

Mediat e huaja shkruajnë se qeset janë gjetur në një luginë në shtetin meksikan perëndimor të Jalisco.

Dyzet e pesë çanta me eshtra njerëzore, të cilat i përkisnin burrave dhe grave”, tha zyra e prokurorit të shtetit në një deklaratë për shtyp.



Gjetja e tyre është bërë në momentin kur autoritetet po kërkonin për 5 burra dhe dy gra të zhdukura të cilët punonin në të njëjtën call center. Vendndodhja ku punonin të zhdukurit është jo shumë larg zonës ku u gjetën mbetjet njerëzore.

Sipas të dhënave të para të hetimit, call center ishte përfshirë në veprimtari të paligjshme. Vitet e fundit, mbetje njerëzore janë gjetur në çanta apo varre sekrete në zona të ndryshme të shtetit të Jalisco.

Në vitin 2021, rreth 70 çanta që përmbanin eshtrat e njëmbëdhjetë njerëzve u gjetën në Tonala, afër Guadalajara.

Ndërkaq kujtojmë se Meksika ka regjistruar më shumë se 340,000 vrasje dhe rreth 100,000 “zhdukje “, shumica e të cilave autoritetet ia atribuojnë bandave, që nga e ashtuquajtura “lufta kundër drogës”, operacioni i diskutueshëm i autoriteteve kundër karteleve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!