Mister fati i Ervis Martinajt, policia dyshon se 40-vjeçari është rrëmbyer

schedule11:48 - 12 Gusht, 2022

schedule 11:48 - 12 Gusht, 2022

Familjarët e Ervis Martinajt prej ditës së djeshme kanë bërë kallëzim në polici se kanë humbur kontaktet me të shumëkërkuarin e drejtësisë.

Prokuroria e Kurbinit është duke hetuar për akuzën e rrëmbimit të personit, për 40-vjeçarin pas kallëzimit të bërë nga nëna dhe xhaxhai se kanë humbur kontaktet me të prej 3 ditësh.

Sipas News 24,  dyshimet për rrëmbim janë referuar nga Policia e Lezhës.

Në këtë mënyrë prokuroria ka mundësi të kryejë veprime hetimore, pasi në rastin e një të shumëkërkuari nuk ka largim nga banesa.

Në rastin konkret policia veç kallëzimit të xhaxhait Faik Martinaj nuk ka prova të tjera në lidhje me ngjarjen./Abcnews.al/

 

 

 

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!