Aktori Tom Cruise i ka surprizuar të gjithë me sakrificat që po bën për hir të karrierës.
Javën e kaluar ai është hedhur nga një helikopter nga një lartësi prej 3.000 metrash mbi Oxfordshire, për vazhdimin e radhës të “Mission Impossible”.
Dy anëtarë të tjerë të trupës së aktorëve iu bashkuan në hedhje, teksa xhirimet e “Mission Impossible 7” janë rikthyer pas pauzës si pasojë e pandemisë së koronavirusit.
Kujtojmë që në pjesën e mëpërparshme të “Mission Impossible”, aktori ka pësuar frakturë në nyje gjatë një skenë në Londër.
Tashmë ai i ka ushtruar skenat e filmit gjatë izolimit, ndërsa ka praktikuar motoçikletën në shpejtësi në vende me baltë, si edhe është mësuar ta pilotojë helikopterin./abcnews.al