“Miss Julie” në teatër, Kiço Londo: Një realitet i falimentimit të gjithçkaje

schedule09:05 - 28 Shkurt, 2020

schedule 09:05 - 28 Shkurt, 2020

I ftuar në “ABC e mëngjesit”, regjisori Kiç Londo ka folur për veprën “Miss Julie” e cila do të paraqitet në skenën e Teatrit Kombëtar “Kujtim Spahivogli”. Ai theksoi se “Miss Julie” është një vepër e madhe.

“Teatri është një ngacmim i brendshëm, në përgjithësi teatri në Shqipëri punon me një ritëm të vjetër. Ai u shpreh se “Miss Julie” është vepra më e madhë e dramaturgut francez”, tha Kiço.

Për regjisorin Kiço Londo vepra  paraqet realitetin në Shqipëri dhe më gjerë. 

“Mis Julie” sjell në qendër të vëmendjes realitetin e një falimenti të përgjithshëm në Shqipëri dhe më gjerë.

Një personazh që ka arritur gjithçka, por s’ka asgjë dhe përfundon në vetëvrasje dhe dy të tjerë që kërkojnë të arrijnë majat.

“Thelbi i shfaqjes është falimentimi, falimentimi moral, ekonomik, si pind, si bijë apo falimentimi seksual. Jemi në krizë totale dhe mendoj se jemi në prag të një falimentimi”, tha më tej ai.

“Miss Julie” mbetet një vepër që vë përballë tre realitete të ndryshme duke paraqitur dhe hendekun mes tyre./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!