Miss Anglia në vitin 2019 ka vendosur ta lërë kurorën dhe të rikthehet në Britani për të vazhduar karrierën si mjeke në luftën kundër COVID-19.
Bhasha Mukherjee hoqi dorë nga profesioni i saj si mjeke pas pjesëmarrjes në “Miss World” në dhjetor të vitit 2019, ku përfaqësonte Anglinë.
E ftuar të jetë ambasadore për bamirësi, Mukherjee kishte planifikuar të vërë stetoskopin dhe të përqendrohet në punën humanitare deri në gusht të këtij viti.
“Më ftuan në Afrikë, në Turqi, pastaj në Indi, Pakistan dhe disa vende të tjera të Azisë për të qenë një ambasadore për punë të ndryshme bamirësie”,- tha për CNN Mukherjee.
Por, ndërsa situata e koronavirusit u përkeqësua në Britani të Madhe, 24-vjeçarja po merrte mesazhe nga ish-kolegët, duke i thënë asaj se sa e vështirë ishte situata për ta.
Më pas, ajo kontaktoi ekipin drejtues të spitalit për t’i njoftuar se dëshironte të kthehej në punë.
“Nuk ka kohë më të mirë për mua që të jem Miss Anglia dhe të ndihmoj Anglinë në një kohë nevoje”, – tha ajo./abcnews.al