Misioni i përfunduar i Kostandin Kacifas

schedule23:03 - 10 Nëntor, 2018

schedule 23:03 - 10 Nëntor, 2018

Më 28 Tetor 2018, në fshatin Bularat të Gjirokatrës, gjatë kohës që mbahej ceremonia përkujtomore e JO-së greke ndaj ultimatumit të Benito Musolinit, ndodhi një incident i rëndë. Një minoritar, i quajtur Kostandin Kacifa, qëlloi me armë policinë shqiptare dhe pas disa orësh betejë me forcat e rendit, gjeti vdekjen.

Ngjarja u vuri flakën marrëdhënieve mes dy shteteve dhe dy popujve. Nacionalizmi ekstrem gjeti në këtë rast tokë të begatë për t’u shfaqur në forma nga më agresivet.

Por çfarë ndodhi në të vërtetë më 28 Tetor?

Kostandin Kacifas u vra nga forcat speciale RENEA apo u vetëvra, dhe më tej a ishte Kacifas një ekstremist i radikalizuar që ishte nisur vetëm me qëllimin për të përmbushur një mision të paramenduar?

Këto detaje shpjegon edhe dokumentari “Misioni i përfunduar i Kostandin Kacifas”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!