Misioni i OSBE-ODIHR për zgjedhjet lokale në Maqedoni

schedule19:28 - 30 Tetor, 2017

schedule 19:28 - 30 Tetor, 2017

Misioni vëzhgues OSBE-ODIHR vlerësoi me nota positive mbarëvatjen e zgjedhjeve lokale në Maqedoni. Ndërsa ka vërejtur dhe disa parregullsi.

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Maqedoni është zhvilluar kryesisht në atmosferë demokratike, por nuk kanë munguar dhe parregullsitë si presione ndaj votuesve dhe blerje të votes. Kështu thuhet në vlerësimin e misionit vëzhgues OSBE-ODIHR për balotazhin e ditës së dielë. Dita e zgjedhjeve është menaxhuar mirë dhe nxjerrja e rezultateve ka qenë efikase dhe transparente, vlerëson Auderey Glover, Ambasadore e OSBE-ODIHR në Shkup. Sipas saj, në disa komuna janë vërejtur tensione jashtë vendvotimeve për shkak të prezencës së aktivistëve partiak.

Audrey Glover, Ambasadore e OSBE-ODIHR në Mqedoni: “Në këto zgjedhje kemi evidentuar dhe kemi vërejtur blerje të votave, fotografim të votave duke mos përjashtuar edhe votimin familjar. E kemi vërtetuar këtë në disa vende dhe sigurisht policia është duke i proceduar këto raste. Sa i përket çështjes së dhunës, raste të tilla nuk kemi vërejtur. Ne kemi parë fotografi të tilla por në ato nuk ka asgjë të qartë për ne që të verifikojnë dhunën. Megjithatë ne nuk jemi polici zgjedhore. U takon partive që të denoncojnë këto akte me prova në institucione”.

Ndërkohë, më tej ajo ajo kritikoi Komisionin Shtetëror Zgjedhor për shkak të mos përditësimit të listës zgjedhore. Glover e komentoi si normale mbështetjen e kandidatëve të BDI-së nga LSDM, duke marrë parasysh se këto forca politikë janë në koalicion qeverisës. Ndërsa akuzat e VMRO-DPMNE-së për dhunë, Ambasadorja e OSBE-ODIHR i quajti pretendime pasi nuk janë të vërtetuara ende nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe nga Komisioni Shtetërorë Zgjedhor.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!