Papa ka thënë se po ndërmerr një mision sekret për t’i dhënë fund konfliktit duke thënë se do të ndihmojë në riatdhesimin e fëmijëve ukrainas.
Papa Françesku tha se ka folur me kryeministrin hungarez Viktor Orban dhe një përfaqësues të Kishës Ortodokse Ruse në Budapest si pjesë e përpjekjeve të tij diplomatike.
Ai u takua me kryeministrin e Ukrainës Denys Shmyhal dhe ka thënë më parë se dëshiron të vizitojë Kievin dhe Moskën në një mision paqeje.
Shmyhal i kërkoi Papës ndihmë për riatdhesimin e rreth 19,500 fëmijëve për të cilët Ukraina pretendon se janë deportuar ilegalisht në Rusi ose në Krimenë e pushtuar nga Rusia.
Gjatë fluturimit, Papa Françesku tha se Vatikani është “i gatshëm” të ndihmojë “sepse është gjëja e duhur”.
/abcnews.al