“Misioni është nxjerrja jashtë loje e Berishës dhe Metës”, Curri: Bardhi, Alibeaj dhe Basha kanë marrë përsipër diçka të pamundur

schedule21:28 - 17 Mars, 2023

schedule 21:28 - 17 Mars, 2023

Analisti, Arjan Curri i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” të gazetarit Arian Çani në ABC News, është shprehur se treshja, Gazmend Bardhi, Enkelejd Alibeaj dhe Lulzim Basha ka marrë përsipër një mision të pamundur.

Sipas tij misioni që ata kanë marrë me mbështetje nga SHBA është nxjerrja jashtë loje e Sali Berishës dhe ndoshta edhe Ilir Metës.

Bardhi, Alibeaj dhe Basha, kanë marrë përsipër diçka të pamundur për ta çuar deri në fund, me siguri dhe garanci të SHBA

Misioni i PD është nxjerrja jashtë loje e Sali Berishës ndoshta edhe Ilir Metës.

Mision jo i lehtë, këta nuk do ta bënin dot vetëm. Ky është një mision që ka filluar dhe do të zgjasë me vite”, u shpreh Curri.r.t/abcnews.al