Mision drejt hënës së Jupiterit/ “Europa, dyshohet për shenja jete”, Hafizi: Kërkimet do të përqendrohen poshtë shtresës së akullit

schedule16:48 - 15 Tetor, 2024

schedule 16:48 - 15 Tetor, 2024

Fizikantja Mimosa Hafizi në “Faqja 4” në ABC News, foli për misionin drejt hënës së Jupiterit, dhe për kërkimet poshtë shtresës së akullit.

Ajo tha se ky mision do të kërkojë rreth gjashtë vite për të mbërritur në hënën e Jupiterit.

“Satelitë ka shumë sistemi diell. Përgjithësisht njihen kushtet e ekzistencës së tyre, por në sajë të disa anijeve të mëparshme hapësinore, nga fundi i viteve ’70 kanë kaluar pranë Jupiterit dhe janë parë disa veçanti që të bëjnë të mendoj që poshtë shtresës së sipërfaqes së akullit që ka ky satelit mund të ketë ujëra. Është shumë interesante dhe prandaj kjo anije kozmike është dedikuar “Europa”. Agjencia europiane ka nisur një anije tjetër që do të endet mes satelitit të Jupiterit. Informacioni do të vijë përmes ekipeve, është e pajisur me radarë për të kuptuar se çfarë ka pas asaj shtresës së akullit që mbulon sipërfaqen e këtij sateliti. Do kohë për të arritur, është parashikuar gjashtë vite. Meqenëse se gjatë rrugës do të kthehet për të marrë energji edhe nga toka edhe nga marsi. Është një strategji që është përdorur shumë në anijet hapësinore në këto dekada të fundit. Do na duhet pak durim dhe urim që anija të arrijë me sukses në destinacion. Është gjetur që ka kaq shumë planetë në galaksinë tonë saqë probabiliteti që të ketë jetë dikur tjetër është i madh. Por ende kjo nuk është arritur. Mund të them që janë bërë hapa madhorë në këtë drejtim. Ajo që po kërkojmë është që të kërkojmë jetën në forma edhe fare fillestare. Kjo është për të kuptuar se si ka lindur jeta”, tha ajo.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!