Vllaznia vazhdon me rinovimet e kontratave. Një ditë më parë klubi shkodran ka zyrtarizuar marrëveshjen e re me mesfushorin Fjoart Jonuzi.
Një tjetër lojtar që ka pranuar të mbetet pjesë e kuqebluve është mbrojtësi shkodran, Esin Hakaj.
Anësori i majtë pritet të zyrtarizohet pjesë e Vllaznisë edhe për një vit. Për trajnerin Josa ky është një lajm i mirë. / abcnews.al