Nga Mentor Kikia
Protesta për çmimet e përmbylli aksionin e saj. Përkundër shumë zërave mbi bilancin e saj, unëmendoj se kjo protestë dhe çdo protestë tjetërështë e sukseshme. Eshtë e sukseshme spesengacmon shoqërinë të reagojë, të dalë në rrugë, të bërtasë, të kërkojë llogari. Eshtë e sukseshmesepse i tregon qeverisë se populli nuk ka vdekur, qytetarët nuk janë asfiksuar dhe zërat e lirë nukjanë burgosur… Ndaj unë personalisht do tëkisha një falenderim publik për ata djem e vajzaqë u vunë në krye të saj dhe çdo ditë morënpërsipër organizmin e saj. Si një njeri që kampatur dhe kam dellin e opozitarit tëpërhershëm(jo vetem me qeverinë), unë kamshumë fjalë mirënjohjeje për këtë aksionqytetar.
Por nëse dikush do të përpiqej ta konsideronte tësukseshme atë në raport me bilancin e plotësimittë kërkesave, mendoj se jemi ose në kushtet e një teorie konspirative, ose në kushtet e njënaiviteti.
Protesta ishte pika e vlimit të një zemërateqytetare, e cila nuk u menaxhua si duhet, për tëkanalizuar këtë zemëratë drejt objektivave tëqarta.
Edhe pse protestat janë aksione qartësishtpolitike, po jo domosdoshmërisht partiake, organizatorët u përpoqën maksimalisht të mos e quajnë politike(nuk e kuptoj këtë frikë, apo këtëkujdes).
Protesta nuk kishte një objektiv, nuk kishtekërkesa të qarta. Fillimisht ishte një tubimmasiv, dhe një lloj karaokeje foklorike, kugjithkush fliste, akuzonte, shante…Më pas u artikuluan disa kërkesa, përfshirë edhe ato tëtipit “që të krijohet një komisonin për kontrolline çmimeve”. Kur këtë punë e bëjnë institucionete shtetit që mbikqyrin tregun dhe jo qeveria me ekstrakomisione.
Sipas mendimit tim, kjo ndodh sepse:
Në krye të protestave janë të njëjtët njerëz; edhetek unaza e re, edhe tek unaza e madhe, edhe përçmimet, edhe për teatrin, edhe përdhunën…Protesta është ngjarje, ajo ka kauza, kauzat i prodhojnë idividët apo grupeindividësh, ata nuk janë profesionistëorganizimesh, por janë liderë dhe liderëtprodhojnë lëvizje. Nuk mundet që të njëjtëtnjerëz të jenë në krye të çdo protested he tëpërfaqësojnë të gjitha kauzat. Të duket sikur kalindur një biznes i ri, “Agjensitë e Eventeve” qëorganizojnë protesta, dasma, synetllëqe….
Eshtë bërë e udhës që në krye të protestavevihen njerëz që vuajnë nga egoizimi dhe deliri,ata hiqen si pronarë të saj. E mbani mend protestën e studentëve, kur një djalë me kokorebiçilete bridhte studio më studio dhe hiqej sipronari i protestës dhe thoshte se nuk lejojmë tëna e marrin protestën, duke bërtitur “ne do fitojmë”?
Këto protesta, më shumë se aksione qytetare qësynojnë një zgjidhje, më janë dukur si ato portate shkarkimit të digave, që kur mbushet liqenihapen për të mos shembur digën. Pra protestatzbrazin energjinë e tepërt që diga të rezistojë.
Unë nuk dua të thur asnjë teori konsiprative mbimisionin e organizatorëve.
Unë e quaj të sukseshme këtë protestë, si çdoprotestë tjetër në çdo kohë e çdo vend.
Por në terma politikë kjo ishte një rrufe e shkarkuar në tokë, pa asnjë efekt tërëndësishëm.