Aventura europiane e Angel Di Maria mund të mos përfundojë te Juventusi.
Sipas asaj që raportohet nga “Gazzetta dello Sport”, ylli argjentinas në fakt është gati rikthimit te ish-klubi i tij i së shkuarës, Benfica.
Klubi portugez do të thotë shumë për “Fideo”, pasi Benfica ishte katapulta e kalimit të tij në klubet më të mëdha europiane.
Kështu, Di Maria ka vendosur ta shtyjë kthimin e tij në Argjentinë, në Rosario Central, ku dëshiron të përfundojë një karrierë plot njohje kolektive dhe individuale./h.ll/abcnews.al