Mirsad Jonuz nuk duron më, braktis Vllazninë

schedule19:16 - 5 Qershor, 2020

schedule 19:16 - 5 Qershor, 2020

Mirsad Jonuz lodhet dhe lë Vllazninë. Trajneri nga Maqedonia e Veriut e kishte paralajmëruar diçka të tillë, kur disa ditë më parë u shpreh se nëse situata nuk rregullohet në klubin shkodran, atëherë ai ikën dhe nuk e ka aspak problem.

Kjo edhe sepse kontrata i ka përfunduar me 31 maj dhe asgjë nuk e detyron të qëndrojë. Në klubin shkodran shprehen se e presin të rikthehet, kurse Supersport raporton se ai është larguar dhe para se ta bëjë diçka të tillë, ai ka lënë një letër për drejtuesit dhe administratorin Suad Lici.

Vllaznia këtë sezon ka hasur në probleme financiare, teksa lojtarët prej muajsh nuk janë paguar. Arsyet kanë pasur të bëjnë me çështje procedurash dhe vetëm para pak ditësh u miratua fondi nga Këshilli Bashkiak, që u vu në njëfarë mënyre në presion, prej bojkotimi të stërvitjeve nga ana e futbollistëve. /abcnews.al