Mirsad Jonuz flet hapur: Penalltia nuk ishte, ja çfarë i thashë Goxhës

schedule16:15 - 3 Shkurt, 2020

schedule 16:15 - 3 Shkurt, 2020

Mirsad Jonuz, trajneri i Vllaznisë, tha për emisionin “Gol pas Goli” në Supersport: “Penalltia nuk ishte. Ishte ndeshje e rëndësishme për ne dhe Bylisin, pasi jemi shumë pranë. Kisha folur me lojtarët, ata kanë një ekip të fortë”.

“Përgëzoj ekipin tim dhe Bylisin për lojën që bënë. Goxhës i thashë vetëm të qetësohet dhe të luajnë futboll. Kaq i kam thënë, pasi erdhi te pankina jonë”.

“Ekipi luajti mirë sot, dhanë gjithçka në fushën e lojës. Shoh të ardhme të mirë për ekipin tonë. Të vazhdojmë të punojmë fort dhe të rritemi. Mund të ngjitemi shumë më lart. Normalisht duhet të punojmë”, shtoi Jonuz.

“Afrimi i Silvio? Jam i lumtur që ka ardhur te ne. Pas dy stërvitjeve e futa në lojë. Dhjetë minutat e fundit ishte i lodhur. Kemi nevojë për të. Ai është një lojtar i mirë që na ndihmon shumë ne”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!