Mirlind Daku vlen 7 milionë/ Rritet vlera në treg e sulmuesit të kombetarës

schedule14:06 - 19 Dhjetor, 2024

schedule 14:06 - 19 Dhjetor, 2024

Ka dy lloj vlerësimesh për futbollistët.

Njëri është ai që përcaktohet nga bisedimet e klubeve, dhe një tjetër nga vlerësimet teknike të agjencive të specializuara.

Për Mirlind Dakun erdhi moment për një rritje të vlerës së kartonit, dhe nga ana profesionale sulmuesi I kombëtares shqiptare vlen tani 7 milionë euro.

Këtë përcakton agjencia kryesore në botë për statistika të tilla, “transfermarkt”.

Vlera e mëparshme e Dakut ishte 6 milionë euro.

Gjithsesi, klubi I tij në Rusi, Rubini, kërkon 10 deri në 12 milionë euro për kartonin e tij, diçka që e ka pohuar edhe vetë futbollisti, por edhe mediat ruse.

Në çfarë do lloj rasti, rritja për lojtarin 26-vjeçar është meteorike.

Nuk duhet të harrojmë, se Rubin pagoi vetëm 1.2 milionë euro për të kur e mori nga klubi kroat, Osijek, në korrik të vitit të kaluar, ndërsa për të është paguar gjithmonë 50 për qind më shumë sesa vlera teorike e kartonit.

Janari I 2025-ës pritet të jetë përcaktues për karrierën e Dakut, pasi siç thotë babai I tij, Feimi, synimi është ose rinovimi me kushte më të mira financiare tek Rubini, ose transferimi diku tjetër.

Interesim për sulmuesin kuqezi ka pasur, por kërkesat e larta të klubit rus e kanë bërë të pamundur një lëvizje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!