Miriami tregon se ku e ka dhënë puthjen e parë me Albanin

schedule22:06 - 3 Janar, 2021

schedule 22:06 - 3 Janar, 2021

Këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar, Miriam Cani, ka treguar detaje nga puthja e parë me Alban Skënderajn, i cili sot është edhe bashkëshorti i saj.

E pyetur nga Edi Manushi, ajo tregoi se puthja kishte ndodhur kur Albani e ftoi për një darkë pas disa kohëve që njihnin njëri-tjetrin.

“Puthja e parë ka qenë në fillimet tona, kur më ftoi Albani për një darkë, kishim disa kohë që njiheshim. Aty domethënë ndodhi… se tani…. Normalisht ishte Albani më i guximshëm që mori hapin, ishte më i vendosur”, u shpreh këngëtarja.

Gjithashtu, Miriami tregoi se si është partneri i saj si baba. Ajo tha se Albani është shumë i kujdesshëm dhe deri më tani e ka menaxhuar në mënyrë perfekte karrierën dhe familjen. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!