Sot në Itali ka pasur një proces gjyqësor për rastin e mashtrimit financiar. Fillimisht prokuroria kërkoi heqjen e nëntë pikëve nga Torino. Megjithatë, gjykata mori një vendim më radikal, Bianconerëve do t’i hiqen 15 pikë në Serie A.
Vlen të përmendet se klubet e tjera të përfshira në këtë rast u shpallën të pafajshëm. Juve mund të apelojë, ndoshta klubi do ta bëjë këtë. Nëse vendimi i gjykatës mbetet në fuqi, ekipi bardh e zi do të zbresë në vendin e 10 në renditjen e kampionatit italian.
Tifozët e Juventusit ishin të indinjuar nga ky vendim. Ja si reaguan ata ndaj vendimit të gjykatës:
? “Që tani e tutje, të gjithë lojtarët e Juventusit duhet të tërhiqen nga futbolli.”
? “Kjo është vija e finishit. Është koha që Juventusi të pajtohet me Superligën dhe të harrojë Serinë A si një ëndërr e keqe”.
? “Do ta kuptoja nëse gjobiteshin edhe klubet e tjera. Por në fund të fundit, të gjitha skuadrat u justifikuan, përveç Juventusit. Si ta shikoni Serinë A pas kësaj?
? “Tani të gjithë tifozët duhet të bojkotojnë Serinë A. Nuk duhet të shikojmë as transmetimin e ndeshjeve. Le të shohim se si vijojnë kur nuk marrin të ardhura nga ne.
? “Mirëserdhe në cirk!”
? Ai që qesh i fundit qesh më së miri. Pres një përgjigje vendimtare nga Juventusi. Ky gjyq është poshtërues dhe i padrejtë, është marrëzi të mohosh të dukshmen.”
? “Nuk kam as fjalë. Turp”.
? “Ata kanë aq frikë nga Juventusi sa po përpiqen në një mënyrë kaq poshtëruese të na heqin mundësinë për të marrë titullin?
? “Prokurori tha që Juve duhet të përfundojë poshtë Romës. Një favorizim i tillë i sinqertë flet më mirë.Ne do të mbetemi akoma klubi më i madh në këtë vend. Dhe me këtë vendim të turpshëm, do t’ju duhet të përpiqeni të pastroni reputacionin tuaj të dëmtuar për pjesën tjetër të ditëve tuaja. /G.D abcnews.al/