Një takim pozitiv e ka konsideruar kryeministri Edi Rama takimin me përfaqësuesen e lartë të Komisionit Europian, të cilës I uroi mireserardhjen në Shqipëri. Në konferencën e përbashkët për mediat në kryeministri, Rama tha se mes nesh dhe BE nuk ka asnjë problem apo cështje të hapur, kemi një linjëzim të plotë për të gjitha aspektet gjë që shprehet edhe në politikën e jashtme të Shqipërisë.
“Kënaqësi e posacme që të kemi sot në Tiranë në këtë vizitë të parë në vendin tonë përfaqësuesen e lartë të Komisionit Europian, Mirëseerdhe në Shqipëri, më vjen mirë që më në fund e mbajte fjalën. Kemi patur një takim si gjithmonë shumë pozivit.
Mes nesh dhe BE nuk ka asnjë problem apo cështje të hapur, kemi një linjëzim të plotë për të gjitha aspektet gjë që shprehet edhe në politikën e jashtme të Shqipërisë. Kemi folur për sfidën e madhe drejt anëtarësimit në BE, për kalendarin shumë ambicioz, ashtu sikundër folëm për rajonin dhe problematikat në rajon.
Kemi të domosdoshëm unitetin dhe stabilitetin e gjithë rajonit. Të gjithë vendet kanë synim të shpallur anëtarësimin në BE. Është një pikë referemi e dobishme për të kuptuar edhe politikën e ditës dhe hapat që duhet të ndjekim, që gjithë ky rajon të bëhet pjesë e bashkuar të familjes europiane” u shpreh Rama./abcnews.al