Mirela Kumbaro tek shqiptarët njihet si politikane, përkthyese dhe publiciste. E ftuar në emisionin “Refleksione”, Kumbaro ka rrëfyer për herë të parë se përse vendosi që t’i futej politikës.
Me argumente bindës ajo na sqaron pse ka “braktisur” apo kaluar në plan të dytë karrierën e saj për t’iu dedikuar politikës. Kumbaro deklaroi se u fut në politikë për të kontribuar në disa politika të ndryshme kulturore, për të cilat mendoj se një vend si Shqipëria ka shumë nevojë.
“Nuk u shkëputa nga jeta kulturore apo ajo qenie politike që isha, por ndryshova pozicion. Kalova nga kritika, nga vëzhgimi, nga angazhimin social në vendimmarrje.
Në finale diçka të tillë dikush duhet ta bëjë dhe unë këtë e bëra në një moshë shumë të pjekur, kur e kisha vënë veten time në prova. Pikërisht për hir të këtij kontributi mendova se duhet të jepja kontribut në një pozicion shumë të vështirë siç është ai i vendimmarrjes.
Nuk e di në ju futa politikës për shkak të kulturës, nuk e kisha menduar kurrë kështu, por mendoj se u futa për të kontribuar në disa politika të ndryshme kulturore, për të cilat mendoj se një vend si Shqipëria ka shumë nevojë,” deklaroi Kumbaro ndër të tjera në emisionin “Refleksione”./ Abcnews.al