Një rast i ri me koronavirus është konfimuar këtë të dielë në Mirditë, duke e shtuar në listën e qyteteve me persona të infektuar.
Burime për abc.neës bëjnë me dije se personi i konfirmuar me koronavirus në vatrën më të re të infeksionit në vendin tonë është një 55 vjeçar.
Gazetari Gjergji Figuri raporton për Abc News se ai është punonjës i administrates së spitalit të Rrëshenit i cili prej dhjetë ditësh ndodhej në shtëpi pasi kishte marrë kurim për veshkat, ndërkohë që i është rritur temperatura, dhe pasi i është nënshtruar analizave ka rezultuar pozitiv me COVID 19.
Gjithashtu gazetari i abcnews.al bën me dije se nga kontaktet rezulton se 55 vjeçari ka qenë në gjendje të rënduar dhe bëhet me dije se ndodhet në terapi intensive në spitalin Infektiv./abcnews.al