Ky është vendimi Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, i cili miraton raportin e sondazheve, të kryer nga arkeologët me iniciativë të Drejtorisë Rajonale e trashëgimisë së Kulturore të Tiranës.
Në katër zonat e survejuara rezultoi potencial arkeologjik i rëndësisë së veçantë, ashtu siç arkeologët e parashikuan që në krye të herës.
Në këtë zonë pritet që të nisin gërmimet e mirëfillta arkeologjike të cilat do të shtrihen në sheshin para mozikut si dhe rreth e qark tij . Sondazhet e kryera nxorën në dritë, një varr antik i pari i zbuluara në këtë zonë, mure rrethuese dhe monedha te shekullit të V.
Vendimi për rishikim apo anulim të shatërvanit dhe projektit rehabilitues të zonës nga Bashkia e Tiranës, pritet të merret pas përfundimit të gërmimeve në këtë zonë nga Ministria e Kulturës. /abcnews.al/