Miratohet raporti i Fleckenstein për Shqipërinë

schedule18:08 - 9 Tetor, 2018

schedule 18:08 - 9 Tetor, 2018

Raporti i eurodeputetit Knut Fleckenstein mbi progresin e Shqiperisë në rrugën e integrimit europian për vitin 2018 është mbështetur gjerësisht nga komisioni i punëve të jashtme të Parlamentit Europian. Ky raporti është votuar me 44 vota pro, 5 kundër dhe 5 abstenim. Raporti Fleckenstein mbështet hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE në qershor të 2019, me kusht që vendi të përmbushë të gjitha kriteret e nevojshme. Raporti Fleckenstein njeh progresin e bërë me filimin e zbatimitt të reformës se drejtësisë dhe procesit të Vettingu për të rritur pavarësinë dhe profesionalizmin e gjyqësorit.

Por dobësia kryesore e vendit për eurodeputetët mbetet zbatimi i pesë prioritetet kyçe për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Në kompromiset dhe amendamentet e votuara nga eurodeputetët shprehet shqetësimi për nivelin e lartë të korrupsionit, ritmin e ngadaltë dhe joefikasitetin e sistemit të drejtësisë, si dhe faktit që mangësitë e sundimit të ligjit dhe procedurat e vështira rregullatore vazhdojnë të pengojnë investimet në vend. Eurodepuetët kërkojnë në mënyrë këmbëngulëse rezultate konkrete në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, trafikut të narkotikeve, pastrimit të parave, zgjidhjen e çështjes së pronave dhe respektimin e standarteve europiane për ndërtimin e hidrocentralit mbi lumin Vjosa dhe hidrocentaleve të tjera. Raporti për Shqipërinë pritet të votohet në seancë plenare të Parlamentit Europian në fillimit të nëntorit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!