Miratohet në parim në Këshillin e Legjilacionit më 16 vota pro, 1 kundër, asnjë abstenim, propozimi i opozitës parlamentare për ndryshimin e Kushtetutës me qëllim hapjen e listave të kandidatëve për deputet, rritjen e pragut për marrjen e mandatit në 5% të votave në rang kombëtar dhe heqjen e koalicioneve.
Pas 2 orësh diskutime tek mbledhja e përbashkët e Komisionit të Ligjeve dhe Këshillit të Legjislacionit, votuar pro projektligjit, ku kundër ishte vetëm deputeti Adriatik Alimadhi, i cili kërkoi verifikim të firmëtarëve, pasi sipas tij ka deputetë që kanë firmosur për një deputet tjetër.
LEXO EDHE: Alimadhi akuza Murrizit: Firmat e falsifikuan! Kostaq Papa: S’ka rëndësi nëse më dhimbte dora
“Dua të bëj një sqarimin tim publik për firmat. Kur kam firmosur kam firmosur me vetëdije të plotë për ndryshim të sistemit. Unë nuk e di por kam informacione të plota që ka deputetë që nuk kanë firmosur në listën nismëtare. Pra dikush ka firmosur për një deputet tjetër. Për këtë dua verifikim të firmave”, është shprehur Alimadhi.
Deputetet e mazhorancës që morën fjalën në këtë mbledhje u shprehen se parimisht janë dakord me kërkesat e opozitës edhe pse kërkuan që në disa pika të tyre të ndërhyhet për ti përmirësuar. Kjo gjë do të ndodhe gjatë diskutimit që do të bëjë komisioni i ligjeve nene për nen dhe në tërësi./abcnews.al