Miratohet në parim projektiligji për Vettingun në Polici

schedule22:31 - 26 Shkurt, 2018

schedule 22:31 - 26 Shkurt, 2018

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmë në parim projektligjin për Vettingun në Polici, në Gardën e Republikës dhe në Shërbimin e Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave. Miratimi nen për nen i projektligjit do të bëhet në seancen e ardhshme për t’i dhënë mundësi arritjes së një konsensusi mes mazhorances dhe opozitës. Gjatë diskutimit për këtë draft në seancë pati debate mes palëve.
Nga foltorja e Kuvendit, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, paralajmëroi transformim të thellë të Policisë, përmes Vettingut dhe goditjen edhe të politikanëve, të çdo force politike qofshin, të lidhur me grupet kriminale.
Por ish-kryeministri Berisha tha se pas lidhjeve me krimin qëndrojnë eksponentë të lartë të Policisë së Shtetit dhe përfaqësues të Partisë Socialiste. Për opozitën, Vettingu duhet të nisë nga ministri i Brendshëm.
Në kundërpërgjigje, ministri Xhafaj e ftoi Bashën të propozojë një amendament kushtetues për të kontrolluar edhe pasuritë e gjithë politikanëve.
Ndërsa, Taulant Balla duke folur në emër të grupit parlamentar të socialistëve tha se ndaj kreut të demokratëve autoritetet ndërkombëtare kanë nisur një hetim për fshehje të një lobimi të paligjshëm në SHBA./abcnews.al