Miratohet në Novi Sad deklarata bazë për krijimin e Unionit Ballkanik

schedule16:13 - 10 Tetor, 2019

schedule 16:13 - 10 Tetor, 2019

Është miratuar në Novi Sad deklarata bazë për krijimin e unionit Ballkanik mes Serbisë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Kryeministri i Shqipërisë Rama, ai i Maqedonisë së Veriut Zaev dhe presidenti serb Vuçiç ranë dakord se rajoni ka nevojë urgjente për bashkëpunim.

Trilateralja e Novi Sadit miratoi deklaraten në bazë të së cilës konfirmohet vullneti për të formuar një union ballkanik. Presidenti serb, Alleksandar Vuçiç, kryeministri Edi Rama dhe kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, u shfaqen energjik. Ajo në të cilën u pajtuan ishte se rajoni ka nevojë urgjente për fokus në bashkëpunim. Qytetarët kërkojnë përgjigje për një jetë më të mirë.

Kryeministri, Edi Rama, tha se vendet e rajonit duhet të bëjnë diçka vet.

Nikoqiri, Alleksandar Vuçiç, tha se ky takim nënkupton që rajoni do të jetë më tërheqës për investitorët.

Aleksander Vuçiç, President i Serbisë: “Shumë njerëz, takimin tonë në Novi Sad të njohur për shpirtin e tolerancës, do ta quajnë revulucionar, por unë nuk jam i gatshëm të përdorë fjalë të tilla, por mendoj se është takim me rëndësi të veçantë, sigurisht për Serbinë padyshim. Një funksionim i tillë mundëson jetën më të mirë për qytetarët dhe mund të sjellë edhe investitorë të huaj”.

Kryeministri Zaev, u pajtua me këto qëndrime, duke thënë se Ballkani më nuk është fuqi baruti.

Zoran Zaev, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut: Kjo është një nismë që do të na bëj një rajon më konkurrent në rajon dhe do të na ndihmojë më shumë edhe tek BE-ja. I ftoj të gjithë Ballkanin që të përfshihen dhe të jemi gjashtë vendet.

Ky takim do të vazhdojë në qytetin e Ohrit më 10 nëntor kur edhe pritet të konkretizohet me firmat e liderëve kjo nismë. /ABC News Albania 24/7