Miratohet amendamenti për modifikimin e marrëveshjes Brexit

schedule12:15 - 30 Janar, 2019

schedule 12:15 - 30 Janar, 2019

Tereza Mej ka marrë miratimin e parlamentit britanik për të rinegociuar me Brukselin, marrëveshjen për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian. Por Brukseli ka bërë të qartë se një gjë e tillë nuk do të ndodhë, pasi marrëveshja aktuale është më e mira e mundshme.

Parlamenti britanik miratoi kërkesën e kryeministres konservatore Tereza Mej, për një mandate në mënyrë që të rinegociojë marrëveshjen për Brexit me Brukselin; sidomos për heqjen e pikave të ndalimit në kufirin irlandez.

Deputetët miratuan amendamentin për mocionin e Mej që lejon kryeministren që të përpiqet të negociojë sërish me Brukselin, një plan B që përmban zgjidhej alternative.

Tereza Mej konfirmoi në parlament se do të rinegociojë marrëveshjen e Brexit me BE për të marrë garanci në mënyrë që të shmanget perspektiva e aktivizimit të piakve të ndalimit në kufijtë me Irlandën. Maj gjithashtu theksoi se Londra do të bëjë të pamundurën që kufiri mes Irlandës dhe Irlandës së veriut të jenë pa kufij.

Kryeministrja gjithashtu mirëpriti amendamentin që nuk lejon një Brexit pa marrëveshje por paralajmëroi se kjo nuk mjafton dhe duhet gjetur një marrëveshje. Pikërisht për këtë ajo ftoi Xheremi Korbin, liderin laburist, që të përballen. Një ftesë që u pranua, pasi Korbin vlerësoi faktin që kryeministrja nuk do të lejojë një Brexit pa marrëveshje

Por nga ana tjetër Brukseli bëri të qartë se marrëveshja me Bashkimin Europian nuk do të rinegociohet. Presidenti I Këshillit europian Donald Tusk u shpreh se marrëveshja aktuale është më e mira e mundshme dhe pikat e ndalimit në Irlandë janë pjesë e kësaj marrëveshje dhe e panegociueshme./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!