“Legjislacioni” zgjat afatet e Komisioneve të Vettingut deri në 2024-n, fjalën e fundit e ka Kuvendi

schedule13:01 - 21 Janar, 2022

schedule 13:01 - 21 Janar, 2022

Këshilli i Legjislacionit ka miratuar sot në Kuvend ndryshimet kushtetuese të miratuara nga maxhoranca për zgjatjen e afateve të organeve të vettingut.

Me ndryshimet e reja, Komisionerët e Vetingut do të kenë afat për ushtrimin e detyrës deri ne 31.12.2024, duke u zgjatur kështu me dy vite.

Gazetari i ABC Juxhin Mustafaraj bën me dije se PD nuk ka marrë pjesë në votimin e sotëm.

Lexo edhe: Zgjatja e mandatit të Vettingut, debate mes opozitës e maxhorancës te “Legjislacioni”

Por tashmë pavarësisht procesit të votimit në këshillin e Legjislacionit, në seancë do të duhen 84 vota për miratimin e këtyre ndryshimeve./abcnews.al