Miratimi i rezolutës për ‘Srebrenicën’/ Eksperti gjeopolitik: Goditje e madhe për Serbinë

schedule21:42 - 23 Maj, 2024

schedule 21:42 - 23 Maj, 2024

Agim Krasniqi, ekspert i gjeopolitikës në një lidhje “Skype” me emisionin “360 Gradë” tha se miratimi nga OKB-ja i rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë është goditje e madhe për shtetin e Serbisë.

“Serbia është goditur me këtë rezolutë, edhe pse ka më shumë karakter moral se sa pasojë tjetër praktikë për vetë Serbinë”, tha ai.

Ai po ashtu komentoi edhe vizitën e Sekretarit të Jashtëm Britanik, David Cameron në Shqipëri. Sipas tij, kjo vizitë e tij tregon se krahut anglo-sakson i intereson forcimi i botës shqiptare në Ballkanin perëndimor.

“Shqiptarët janë të fuqishëm në krahun e botës anglo-saksone. Anglezët janë të interesuara ta forcojnë botën shqiptare. Ne jemi rreshtuar mirë, edhe përkundër një lufte hibride që po ndodhe në rajon”, theksoi ai./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!