Miratimi i propozimit francez, Presidenti i Maqedonisë së Veriut: Nuk ishte një vendim i lehtë

schedule20:00 - 16 Korrik, 2022

schedule 20:00 - 16 Korrik, 2022

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka përshëndetur votimin e propozimit francez në parlament, gjë e cila i hap rrugën vendit për nisjen e negociatave me Bashkimin Europian.

Pendarovski shkruan se pranimi i propozimit francez do të mundësojë zhbllokimin e integrimit europian të vendit.

Postimi i Pendarovskit:

Vendimet e sotme të Kuvendit dhe të Qeverisë mbështesin axhendën evropiane të vendit. Vendimet nuk ishin aspak të lehta për t’u marrë, por do të mundësojnë zhbllokimin e integrimit në BE dhe zbatimin e procesit të nevojshëm të propozimit francez.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!