Miratimi i Pfizer nga FDA: 90 milion amerikanë skeptikë mund të vaksinohen kundër Covid

schedule14:48 - 24 Gusht, 2021

schedule 14:48 - 24 Gusht, 2021

Ekspertët e shëndetit publik në Shtetet e Bashkuara janë optimistë se miratimi i vaksinës Pfizer kundër Covid-19 nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave do të bindë amerikanët që të vaksinohen.

Dr Anthony Fauci tha se rreth 20% e popullsisë përkatësisht 90 milionë njerëz mund të binden që të vaksinohen. Rreth 65 përqind e 1.3 milion anëtarëve të ushtrisë amerikane janë vaksinuar plotësisht.

Gjithashtu edhe vaksina Moderna ka aplikuar për të marrë miratimin e plotë nga FDA-ja.

Rikujtojmë se SHBA-ja ka shënuar 38,814,959 raste dhe 646,667 viktima që nga fillimi i pandemisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!