Miratimi i Kodit Zgjedhor, ambasadori britanik: Më vjen keq që ndryshimet u bënë pa marrëveshje

schedule18:04 - 5 Tetor, 2020

schedule 18:04 - 5 Tetor, 2020

Ambasadori britanik në Shqipëri Duncan Norman, ka komentuar miratimin e Kodit Zgjedhor ditën e sotme në Kuvend.

Në një postim në rrjetet sociale ambasadori  shkruan se ndjen keqardhje që ndryshimet e sotme në Kod janë bërë pa marrëveshjen e Këshillit Politik dhe pa përpjekje për të gjetur konsensusin.

LEXO EDHE: Miratimi i Kodit, SHBA: S’u shkel 5 Qershori, keqardhje që PS dështoi për kompromis në Këshill

“Marrëveshja e 5 qershorit ishte një hap i rëndësishëm përpara, bërë i mundur përmes dialogut dhe negociatave.

Na vjen keq që ndryshimet e sotme në Kodin Zgjedhor janë bërë pa marrëveshjen e Këshillit Politik dhe pa përpjekje për të gjetur konsensusin”, shkruan ambasadori.

Mes debateve të shumta në Kuvend u miratuan sot ndryshimet e Kodit Zgjedhor. Deputetët votuan pro ndryshmeve, me 96 vota pro në parim, dhe 97 vota në tërësi.

Mazhoranca kishte vetëm 74 vota, ndërsa Kodi u miratua me 97 vota pro duke bërë që 23 deputetë të opozitës parlamentare t’i bashkoheshin mazhorancës në votim. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!