Miralem Pjanic po mendon largimin nga Barcelona që pas sezonit të parë në LaLiga me fanellën e katalanasve.
Ky është lajmi që raporton “Sport”, gazetë pranë klubi “blaugrana”. Në Itali boshnjaku ka ende fansa dhe janë dy klube që shikohen si favoritë për ta transferuar.
Rikthimi te Juventusi është një opsion për Pjanic, por edhe Interi e konsideron si një përforcim që do i bënte punë kampionëve të Italisë. /abcnews.al