Miqtë rrëfejnë brengat e Moikom Zeqos 2 vite pa të, Ksenofon Krisafi: E shqetësonte tranzicioni kulturor

schedule17:20 - 15 Qershor, 2022

schedule 17:20 - 15 Qershor, 2022

Nga Leontina Nika

Akademia Shqiptare e Arteve dhe Shkencës në bashkëpunim me Muzeun historik Kombëtar kujtojnë Moikom Zeqon 2 vite pas ndarjes së tij nga jeta. Ksenofon Krisafi  kujton shqetësimin e tij për tranzicionin kulturor, prodhuar nga para politika.

Miqësia mes Enver Kushit dhe Moikom Zeqos i ka fillesat, në bankat e Fakultetit të Filologjisë, plot 54 vite më parë.  Letërkëmbimi zë një vend të rëndësishëm, kryesisht ai para Pleniumit të 4, kohë kur edhe u dënua letërsia e tij si hermetike, thekson Kushi.

Muzeu Historik Kombëtar vazhdon të këtë të njëjtën fytyrë që në kohën kur Moikom Zeqo e drejtoi.

Poliedriku Moikom Zeqo  do mbahet mend  si shkrimtarë, ai  është autori i 100 librave me poezi, studime arkeologjike, për historinë e artit, si dhe të një numri skenarësh për filma kinematografike e televizivë me karakter arkeologjik dhe kulturor. Ka marrë disa herë çmime të para për librat e tij. Krijime të Moikom Zeqos janë përkthyer në gjuhët anglisht, frëngjisht, greqisht, italisht, serbokroatisht, bullgarisht, rumanisht, polonisht, danisht, esperanto, gjermanisht si dhe në gjuhën tonë. historian , arkeolog pasi kërkimet e para nënujore lidhen pikërisht me emrin e tij.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!