Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen thotë se vendet që synojnë integrimin në BE duhet të afrohen sa më shumë dhe sa me shpejtë unionit evropian. Këtë deklaratë, ajo e bëri nga Athina ku po merr pjesë në darkën informale të organizuar nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis.
“Ne duhet t’i sjellim miqtë tanë, anëtarët aspirantë të BE-së shumë afër nesh dhe shumë më shpejt. Gëzohem që jam në Athinë për të diskutuar perspektivën evropiane të fqinjëve dhe partnerëve në Lindje dhe në Ballkanin Perëndimor. Ne do të vazhdojmë të rrëzojmë barrierat midis rajoneve tona.”, thotë ajo.
We need to bring our friends, the aspiring members of the EU much closer to us and much faster.
Glad to be in Athens to discuss the European perspective of our neighbors and partners in the East and the Western Balkans.
We will keep bringing down barriers between our regions. pic.twitter.com/OJkAQYDlef
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) August 21, 2023
Kryeministri Edi Rama nuk do të marrë pjesë në këtë takim dhe duket se shkak të jenë bërë tensionet mes Greqisë dhe Shqipërisë për çështjen “Beleri”. Athina zyrtare i dërgoi një ftesë në adresë të presidentit Bajram Begaj, por ky i fundit ka refuzuar pjesëmarrjen.