Miqësorja Shqipëri-Bullgari, UEFA cakton gjyqtarë nga Kosova

schedule17:45 - 15 Tetor, 2023

schedule 17:45 - 15 Tetor, 2023

Pas fitores së rëndësishme ndaj Republikës Çeke në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Europian “Euro 2024”, Kombëtarja e Shqipërisë do të zhvillojë pas dy ditësh miqësoren ndaj Bullgarisë.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, me fillim prej orës 18:00.
Nga faqja zyrtare e UEFA-s është bërë e ditur se drejtësia në këtë përballje do të vendoset nga gjyqtarë të Kosovës.

Mervan Bejtullahu do të jetë gjyqtari kryesor. Ai do të asistohet nga Fatmir Sekiraqa dhe Edmond Zeqiri.

Ndërkaq, gjyqtari nga Shqipëria, Erjon Bastari, është caktuar për në rolin e gjyqtarit të katërt./ h.ll/abcnews.al