Partizani ka triumfuar në një tjetër miqësore, këtë herë ndaj Pogradecit në stadiumin “Gjorgji Kyccyku”. Ky duel ka përfunduar me rezultatin e ngushtë 2-1.
Pogradeci shënoi i pari në portën e Partizanit, që në fund të ndeshjes e përmbysi rezultatin.
Fillimisht shënoi mbrojtësi Emiljano Musta, i cili këtë verë la Laçin dhe u bashkua me “Demat e kuq”.
Një minutë para fundit të kohës së rregullt shënoi braziliani Lucas Cardoso, që përmbysi shifrat dhe i dha fitoren skuadrës kryeqytetase. / abcnews.al