Miqësorja ndaj Lihtenshtejnit/ Rraklli: Të kishim më shumë raste shënimi. EURO 2024? Spanja më e forta, por kemi shanset tona

schedule23:36 - 3 Qershor, 2024

schedule 23:36 - 3 Qershor, 2024

Ish futbollisti i kombëtares shqiptare, Altin Rraklli e vlerësoi performancën e kuqezinjve në ndeshjen miqësore ndaj Lihtenshtejnit, të fituar me rezultatin 3-0.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Rraklli u shpreh se Shqipëria qarkulloi topin, por duhet të kishte krijuar më shumë raste për shënim.

Sa i takon Grupit B në EURO 2024, i cilësuar si grupi i “ferrit”, Rraklli deklaroi se më të fortën cilëson Spanjën, megjithëse nënvizoi se kombëtarja shqiptare ka shanset e saj, pasi futbolli është bërë shumë kompleks.

“Unë i pashë disa nga gjërat që duhet të shihin, aftësia personale fizike të secilit prej lojtarëve. Çfarë elementi kanë në fushën e lojës dhe prisja më shumë aksione, më shumë gola. Prisja më shumë raste, të krijonin më shumë raste. Pamë më shumë qarkullim loje, pasime, gjëra të mira, por duhet të shihnin te kjo ndeshje, ishin rastet. Rastet munguan, kishim kundërshtar modest përballë. Nuk duhet të bëjmë krahasime të ndeshjeve miqësore me ndeshjet që na presin atje. Kush është reparti më i fortë, unë mendoj se kemi funksionuar si skuadër, vetëm atëherë kemi sukses. Nëse do jemi të ndarë me reparte, nuk besoj se do kemi sukses siç patëm në kualifikuese. Grupi është kryesor.

Ndeshja me Azerbajxhanin do jetë më e vështirë. 4-2-3-1, mund të përkthehet 4-5-1. Mendoj që Sylvinho do luajë me të njëjtin formacion 4-5-1. Ato janë 3 skuadra që janë të paparashikueshme, nuk mund të pranojnë të eleminohen që në grupe, kanë traditën. Unë shoh më të fortë Spanjën. Italia është e aftë të bëjë surpriza, Kroacinë e kemi parë në katërshen e fundit. Patjetër që kemi shans, nuk ka skuadra të mëdha dhe të vogla. Futbolli është bërë shumë kompleks”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!