Miqësorja me Shqipërinë, trajneri i Bullgarisë: Pak kohë për t’u përgatitur, do të bëjmë maksimumin tonë

schedule19:17 - 16 Tetor, 2023

schedule 19:17 - 16 Tetor, 2023

Bullgaria do të futet në fushë të martën mbrëma në “Air Albania”, ku si kundërshtar do të ketë kombëtaren tonë e cila është me të vërtetë në një formë shumë të mirë. Në prag të kësaj ndeshje, Mladen Krstajic, trajneri i Bullgarisë foli në lidhje me sfidën miqësore.

“Është e vërtetë që kemi pasur pak kohë, pasi janë vetëm 2 ditë nga ndeshja e fundit. E kemi bërë analizën e ndeshjes së fundit dhe asaj çka nuk shkoi, kemi motivuar lojtarët për këtë sfidë që na pret dhe besoj se jemi gati. Nuk jemi në luftë, jemi në një ndeshje ku ne do të kërkojmë të kemi sukses. Duhet të kemi parasysh që përballë kemi një ekip serioz si Shqipëria.”-tha ai.

“Nuk duhet të ushtroni presion mbi lojtarët, presioni më takon vetëm mua. Ata do të bëjnë maksimumin duke punuar maksimalisht e duke zbatuar atë çka u kërkohet. Kemi pak kohë që jemi riformuar, por ne do të bëjmë maksimumin tonë, ndaj duhet të prisni ndeshjen me Shqipërinë, për të parë se çdo të prodhojë fusha”- tha ai./ h.ll/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!