Miqësorja me Arabinë Saudite, ish-lojtari i Partizanit thirret në aksion nga Reja

schedule19:55 - 10 Tetor, 2022

schedule 19:55 - 10 Tetor, 2022

Kombëtarja shqiptare do të luajë më 26 tetor miqësore me Arabinë Saudite, një ndeshje që shumë prej lojtarëve të kombëtares do të jenë jashtë saj, për shkak se luajnë me klubet e tyre, teksa trajneri Edy Reja do provojë lojtarë të rinj.

I pari që ka marrë ftesën e teknikut italian është ish-futbollisti i Partizanit. Sipas “Neësport.al” bëhet fjalë për Jasir Asanin, i cili luan në Hungari me Kisvardën, ku në ndeshjet e fundit ka bërë paraqitje të mira.

Mbetet të shikohet nëse klubi hungarez do të lejojë Asanin të jetë pjesë e këtij grumbullimi për miqësoren e programuar, pasi Kisvarda do të luajë ndeshje të rëndësishme në kampionatin hungarez. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!