Miqësorja e dytë/ Shqipëria U-15 barazon me Kosovën U-15 në “Kukës Arena”

schedule17:40 - 30 Maj, 2024

schedule 17:40 - 30 Maj, 2024

Shqipëria U-15 ka zhvilluar edhe ndeshjen e dytë miqësore ndaj Kosovës U-15. Takimi i luajtur në “Kukës Arena” përfundoi në barazim 2-2. Një ndeshje shumë e bukur dhe me raste, teksa golat për kuqezinjtë i shënuan Mattia Xhemali dhe Haxhi Rrena.

Trajneri Armand Damo e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Eno Resuli (GK), Joart Mile, Rian Neza, Alessio Gjergji, Angelos Como, Brajan Muca, Haxhi Rrena (C), Gentjan Sharka, Mattia Xhemali, Jurgen Nako, Leonel Meco.

Ndeshja nisi shumë mirë për Shqipërinë që e gjeti rrugën e rrjetës që në minutën e 21-të të pjesës së parë. Ishte Mattia Xhemali ai që zhbllokoi takimin, ndërsa dy minuta më vonë kuqezinjtë gjetën sërish rrugën e rrjetës me Haxhi Rrena.

Reagimi i Kosovës ishte i menjëhershëm dhe dardanët ngushtuan rezultatin në të 34-ën me Enes Pllana. Pjesa e parë u mbyll 2-1 për Shqipërinë.

Në fraksionin e dytë sërish Kosova gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 58-të me Enes Pllana. Gjatë pjesës së dytë të dy trajnerët kryen disa zëvendësime në fushë, duke u dhënë mundësinë thuajse të gjithë lojtarëve të tregojnë cilësitë e tyre në fushë, por në fund ndeshja përfundoi 2-2.

Kjo ishte edhe miqësorja e dytë e Kombëtares U-15 me Kosovën U-15. Këto teste miqësore i shërbejnë stafit teknik U-15 për të vëzhguar e testuar nga afër lojtarët e grumbulluar./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!